ForumPortalli*PytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Sfidat e euros

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
xonqke



Numri i postimeve : 7
Registration date : 28/03/2008

MesazhTitulli: Sfidat e euros   Thu Apr 15, 2010 9:25 pm

Xhorxh Soros
Otmar Issing, njė nga baballarėt e euros, deklaron me korrektėsi themelin mbi tė cilin monedha e pėrbashkėt u ngrit. Siē shkroi ai javėn e kaluar te FT, euro u nis si njė bashkim monetar, jo si njė bashkim politik. Shtetet pjesėmarrėse krijuan njė bankė qendrore tė pėrbashkėt, por refuzuan tė dorėzojnė tė drejtėn e taksimit tė qytetarėve tė vet nga njė autoritet i pėrbashkėt. Ky parim u hyjnifikua nga traktati i Mastrihtit dhe u interpretua nga Gjykata Kushtetuese e Gjermanisė. Euro ėshtė njė ndėrtesė unike dhe e pazakontė, qėndrueshmėria e sė cilės tani po testohet.

Ndėrtesa po lėkundet. Njė monedhė e vėrtetė kėrkon njėkohėsisht njė bankė qendrore dhe njė zyrė thesari. Thesari nuk nevojitet pėr tė taksuar qytetarėt ditė pėr ditė, por duhet tė jetė i disponueshėm nė kohė krize.

Kur sistemi financiar ėshtė nė rrezik rrėzimi, Banka Qendrore mund tė sigurojė likuiditet, por vetėm Thesari mund tė shlyejė detyrimet. Ky fakt i mirėnjohur duhej t’i qe bėrė i qartė tė gjitha vendeve tė angazhuara tek euro. Z. Issing pranon se ishte njė nga njerėzit qė besonin se “themelimi i bashkimit monetar para themelimit tė bashkimit politik, qe njėsoj si tė vendosje karrocėn para kalit”.

Bashkimi Europian u krijua pėrmes vendosjes sė karrocės para kalit: BE vendosi objektiva tė kufizuara thjesht sepse qenė politikisht tė pranueshme, duke e ditur shumė mirė se kėto kufizime nuk qenė tė mjaftueshme dhe se hapa tė tjerė duhet tė ndėrmerreshin drejt bashkimit final.

Por procesi u bllokua pėr shumė arsye dhe tashmė BE ėshtė nė pėrgjithėsi e ngrirė nė gjendjen e vet aktuale. I njėjti problem ekziston edhe me euron. Kriza e vitit 2008 vuri nė dukje defektet nė kėtė ndėrtesė, kur vendet anėtare u detyruan tė shpėtojnė bankat e veta nė mėnyrė tė pavarur. Kriza e borxhit grek e solli edhe klizmėn. Nėse vendet anėtare nuk i ndėrmarrin hapat e tjera, euro mund tė rrėzohet.

Ndėrtesa origjinale e euros bazohej nė parimin qė vendet anėtare do tė respektonin kufizimet e vendosura nė Mastriht. Por qeverisė sė mėparshme greke iu dhunuan vazhdimisht kėto kufizime. Qeveria e Jorgos Papandreut qė fitoi zgjedhjet e tetorit, i demonstroi botės se deficiti i vet buxhetor qe 12.7 pėr qind e PBB-sė mė 2009, duke tronditur autoritetet europiane dhe tregjet.

Autoritetet europiane pranuan njė plan qė synon tė reduktojė gradualisht deficitin fillimisht me 4 pėr qind, por tregjet nuk u bindėn. Borxhet greke kanė tashmė njė normė rreziku prej mė shumė se 3 pėrqindėsh, gjė qė ia ka hequr Greqisė pėrfitimin qė u krijua nga anėtarėsimi nė Eurozonė.

Nėse kjo gjė vazhdon, ka njė rrezik real qė Greqia tė mos e shpėtojė vetveten pavarėsisht nga pėrpjekjet qė mund tė bėjė. Ulja e mėtejshme e shpenzimeve buxhetore mund tė fusė nė depresion aktivitetin ekonomik dhe do tė sillte rėnie tė tė ardhurave buxhetore, gjė qė do tė pėrkeqėsonte situatėn e borxhit. Duke parė kėtė rrezik, interesat e borxhit nuk do tė ulen te niveli i mėparshėm pėr sa kohė Greqia nuk merr ndihmė nga jashtė.

Kjo situatė ėshtė pėrkeqėsuar nga tregjet nė produktin e “primit kundrejt falimentit”, produkt qė favorizon ata qė spekulojnė mbi rrezikun e falimentit. Duke e parė kėtė rrezik, takimi i ministrave tė Financave tė BE-sė pėr herė tė parė premtuan se do tė punojnė “pėr tė siguruar stabilitet financiar nė tė gjithė zonėn euro”.

Por deri tani nuk janė nė gjendje tė bėjnė ndonjė gjė tė madhe pėr shkak se marrėveshjet ekzistuese nuk japin hapėsira ligjore pėr diēka tė tillė. Zgjidhja mė efektive ėshtė qė ata tė emetojnė sė bashku garanci pėr 75 pėr qind tė borxhit grek qė pritet tė maturohet pėr sa kohė Greqia respekton objektivat e pėrcaktuara, duke i dhėnė mundėsi Athinės tė merret me pjesėn tjetėr tė nevojave.

Kjo do tė reduktojė nė mėnyrė domethėnėse koston e financimit tė borxhit dhe do tė jetė njė lloj marrėveshjeje me FMN-nė. Por kjo nuk ėshtė e mundshme pėr momentin, pėr shkak se Gjermania nuk dėshiron tė jetė xhepi rezervė i vendeve tė dobėta. Qeveria e Papandreut duket se ėshtė e vendosur tė korrektojė abuzimet e sė shkuarės dhe gėzon mbėshtetje publike.

Ka pasur protesta masive dhe rezistencė nga rojet e vjetra tė partisė nė pushtet, por publiku duket se ėshtė i gatshėm t’i pranojė vuajtjet. Pėr kėto arsye, njė ndihmė e vogėl mund tė jetė e mjaftueshme pėr Greqinė, por kjo lė jashtė Spanjėn, Italinė, Portugalinė dhe Irlandėn.

Sė bashku kėto vende pėrbėjnė njė pjesė tepėr tė madhe tė BE-sė dhe nuk mund tė ndihmohen.
Mbijetesa e Greqisė do ta lėrė sėrish tė ardhmen e euros tė dyshimtė. Edhe nėse kriza aktuale kalohet, pyetja mbetet se ēfarė do tė ndodhė nė krizėn e ardhshme. Ėshtė e qartė se nevojitet njė monitorim mė i fortė dhe njė marrėveshje institucionale pėr ndihmė tė kushtėzuar. Njė treg i mirorganizuar eurobondesh ėshtė diēka shumė i mirė. Pyetja mbetet nėse ekziston vullneti politik pėr t’i ndėrmarrė kėto masa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.eginet.page.tl
 
Sfidat e euros
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.ekonomi.forumr.net :: Pyetje Rreth Ekonomisė :: Tė Rejat Nga Ekonomia-
Kėrce tek: