ForumPortalli*PytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kontabiliteti

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ardijani
Ardijani
avatar

Numri i postimeve : 46
Age : 25
Registration date : 10/12/2007

MesazhTitulli: Kontabiliteti   Thu Apr 15, 2010 9:43 pm

Kontabiliteti ėshtė disciplinė qė merret me mbledhjen, pėrshkrimin, klasifikimin, dhe komunikimin e rezultateve financiare. Kontabiliteti si disciplinė ėshtė njė fushė shumė e gjerė dhe nė kohėn e sotme nė vete ngėrthen disa degė. Nė pėrgjithėsi roli i kontabilitetit ėshtė qė t'iu ndihmojė menaxherėve, investitorėve, autoriteteve shtetėrore tė taksave dhe njerėzve apo grupeve tė njerėzve vendim marrės tė marrin vendime mė tė sigurta duke u bazuar nė tė dhėnat kontabėl.

Auditimi ėshtė disciplinė e ndėrlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nėn disciplina qė janė: auditimi internal dhe auditimi eksternal.

Me auditimin eksternal nėnkuptojmė analizėn dhe kontrollin e tė dhėnave kontabėl nga njerėz, grupe njerėzish apo institucione qė janė nga jasht kompania sė cilės i bėhet auditimi. Ky lloj auditimi bėhet mė sė shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit pėr taksa dhe tatime si dhe nga investitorė tė mundėshėm nė kompaninė qė auditohet.

Me auditimin internal nėnkuptojmė mbledhjen dhe analizėn e tė dhėnave kontabėl tė kompanisė nga ana e njerėzve apo grupeve tė njerėzve qė cilėt janė pjesė e asaj kompanie. Gjat kėtij auditimi tentohet gjithmonė tė arrihet njė neutralitet i vlerėsimit tė tė dhėnave nga auditimi sepse kėto tė dhėna menaxhmentit tė kompanisė i nidhmojnė qė tė shohė nivlein nė tė cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive tė tjera, qoftė krahasuar mes periudhave tė ndryshme kohore tė vet kompanisė ose krahasuar me planet e parakrijuara. Profesionisti qė merret me kontabilitet quhet kontabilist. Nė vendet tona si dhe nė botė gjenden shumė trupa profesionale tė kontabilitetit.

Historia e kontabilitetit
Tė dhėna tė dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtė kemi qysh nga kohėt e lashta tė njerėzimit gjat civilizimit tė Sumerianėve nė Mesopotamia, kur ata kishin nevojė tė mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agrokulturore. Kontabilitet i thjesht ėshtė pėrmendur nė Kur'an nė Suretu El Bekare ajeti 282, gjithashtu kontabilitet i thjeshtė ėshtė pėrmendur nė Bibėl tek Mateu. 25:19.

Shkrimtari i shekullit tė dymbėdhjetė Ibėn Tejmija kontabilitetin e ka pėrmendur nė librin e tijė Hizba (verifikim, kalkulim), e paraqitur njė sistem i kontabilitetit i pėrdorur nga myslimanėt kah mesi i shekullit tė shtatė.

Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane Shembull mė i detajuar dhe kompleks i pėrdorimit tė kontabilitetit ėshtė regjistruar gjat udhėheqjes sė kalifatit tė dytė Islam nga Umer Ibn el-Hatabi. Sistemi kontabė i Omerit u shfrytėzua, me disa ndryshime, nga udhėheqėsit mysliman gjer nė kohėn e Perandorisė Osmane

Luca Pacioli dhe kontabiliteti modern
Libri i parė i shkruar mbi kontabilitetin Della Mercatvra et del Mercante Perfetto ishte ai i ekonomistit kroat Benedetto Cotrugli qė ėshtė i njohur edhe si Benedikt Kotruljević nga Dubrovniku. Libri u shkrua nė vitin 1458 por nuk u botua gjer nė vitin 1573. Pėr kėtė arsye tė mos publikimit Luca Pacioli (1445 - 1517), gjithashtu njohur si Friar Luca dal Borgo llogaritet si themelues i kontabilitetit. Nė librin Summa de arithmetica, geometrica, proportioni et proportionalita (Venice 1494), paraqet sintezėn e njohurive matematikore tė kohės sė tij dhe formulon metodat e mbajtjes sė kontabilitetit.

Historia e metodave kontabėl
Metoda Italina
Metoda Gjermane
Metoda Amerikane
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.ardijani.tk
 
Kontabiliteti
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.ekonomi.forumr.net :: Pyetje Rreth Ekonomisė :: Kontabilitet-
Kėrce tek: