ForumPortalli*PytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Shqiptarėt nuk e duan euron

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ardijani
Ardijani
avatar

Numri i postimeve : 46
Age : 24
Registration date : 10/12/2007

MesazhTitulli: Shqiptarėt nuk e duan euron   Sat Apr 17, 2010 2:28 pm

Shqiptarėt nuk e duan euron

Njė sondazh tregon se mė shumė se gjysma janė eurokundėrshtarė.Ndonėse njė pjesė e mirė e qytetarėve nė Durrės dhe Tiranė i janė pėrgjigjur negativisht pyetjes nėse do tė donin qė euro tė zėvendėsonte lekun e tė bėhej monedha zyrtare nė Shqipėri, duket se procesi i zėvendėsimit monetar ėshtė i pakthyeshėm. Nga 300 qytetarėt e intervistuar, 51 pėr qind janė pėrgjigjur qė nuk e duan zėvendėsimin e lekut me euron, ndėrsa 49 pėr qind janė pėrgjigjur pozitivisht.
Por sa do tė kushtojė lamtumira e lekut? Nė Universitetin “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit studentėt e Fakultetit tė Ekonomisė dhe Administrimit kanė organizuar njė konferencė shkencore pėr tė diskutuar mbi efektet e kėtij procesi dhe bashkėjetesėn e deritanishme mes monedhės vendase dhe asaj europiane. Sipas ekspertėve bankarė, konsumatorėt shqiptarė duhet tė jenė mė tė prirur t’i ruajnė kursimet e tyre nė monedhėn europiane, duke i bėrė mė fitimprurėse ato, ndėrsa pėr kreditė sugjerojnė ato nė lekė.

Shumica e konsumatorėve, tė pyetur gjatė njė anketimi, kanė argumentuar se pranimi zyrtar i euros do tė sillte rritje tė ēmimeve dhe rrjedhimisht ulje tė nivelit tė jetesės, gjė qė ndodhi nė shumicėn e vendeve tė BE-sė. Ekonomia dhe konsumatori shqiptar ndihen ende tė papėrgatitur pėr kėtė hap, ndėrkohė qė pavarėsisht dilemave dhe ndryshimit qė ėshtė i domosdoshėm nėse vendi futet nė BE, u konstatua se kėrkesa pėr euron ka ardhur nė rritje.

Pėr shkak tė dėrgesave tė emigrantėve, import-eksporteve dhe transaksioneve qė kryhen, si dhe investimeve dhe kredive tė huaja, euro prej vitesh ka forcuar pozitat e veta nė tregun shqiptar. Nė konferencė ėshtė vlerėsuar se operimi me dy monedha nuk i thjeshton gjėrat, pasi e vė lekun tė pėrballet me euron dhe shpesh tė humbasė.

Mungesa e prodhimit vendas dhe mbizotėrimi i mallrave tė importit, si dhe ulja e dėrgesave tė emigrantėve konsiderohen si faktorė qė ndikojnė nė dobėsimin e lekut kundrejt euros. Kostoja e paqėndrueshmėrisė sė raportit mes euros dhe lekut i prek tė gjithė, qė nga bizneset e mėdha deri tek individėt, pėrmes shportės sė konsumit. Analizat janė ndalur nė efektet konkrete qė do tė sillte ndryshimi i monedhės zyrtare nė vend dhe rrezikun e ngritjes sė inflacionit.

Gjatė konferencės u propozuan disa rrugė pėr efekte sa mė pak negative nė pranimin e euros, mes tė cilave ndryshime nė legjislacion, si dhe hartimi i njė projektligji, ku pėrveē Bankės sė Shqipėrisė tė ndėrhyjė edhe Drejtoria e Krimit Ekonomik pėr tė shmangur manipulimet nė kurset e kėmbimit. Konferenca ėshtė pėrshėndetur nga rektori Agim Kukeli, i cili vlerėsoi punimet e studentėve dhe u kujtoi se do tė kenė mbėshtetjen e stafit akademik, qė ndryshe nga tradita universitare nė vend, vė nė qendėr tė vėmendjes studentin dhe ecurinė akademike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.ardijani.tk
 
Shqiptarėt nuk e duan euron
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
www.ekonomi.forumr.net :: Pyetje Rreth Ekonomisė :: Tė Rejat Nga Ekonomia-
Kėrce tek: